Botë

Kuvendi i Kosovës miratoi ligjin për Trepçën, vendimi nuk i ka pëlqyer Serbisë

08.10.2016 15:12

Kuvendi i Kosovës mbrëmë pas mesnatës, e miratoi, Ligjin për Trepçën me të cilin, siç thanë deputetët, gjiganti ekonomik do të rimëkëmbet dhe do të rikthehet në treg...

Kuvendi i Kosovës mbrëmë pas mesnatës, e miratoi, Ligjin për Minierën Trepça, i cili përcakton qeverinë e Kosovës si pronare të 80 për qind të aksioneve të kombinatit,dhe 20% e aksioneve u takojnë punëtorëve. 
 
Ligji për Trepçën, i “i hapë rrugë zhvillimit”, vlerëson kryeminsitri i Kosov, Isa Mustafa. Ligji u kundërshtua nga deputetët serb në Kuvendin e Kosovës dhe Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq. Ky I fundit ka deklaruar se vendimi nga ana e institucioneve të Kosovës, janë të pavlefshme për qeverinë serbe, institucionet e saj, bizneset dhe qytetarët e Republikës së Serbisë.
 
Gjuriq poashtu paralajmëroii se qeveria serbe të hënën do të kërkojë një takim urgjent në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në lidhje me siç shprehet ai “konfiskimin e pasurisë së Serbisë dhe shkeljes së rezolutës 12 44, me të cilën sigurohet paqja dhe stabiliteti në rajon”.
 
Por Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa menjëher pas kësaj deklarate të Gjuriqit ka thënë se Kosova dje ka kaluar një ditë të rëndësishme për fatin e Trepçës dhe ardhmërisë së saj.
 
“Aprovuam një ndër ligjet më të mira në Kuvendin e Kosovës, Ligjin e Trepçës. Trepça na bashkoi të gjithëve, ata që e përkrahën, por edhe ata që nuk e përkrahën ligjin”, thekson Mustafa.