Botë

Çurkin, Rusia veto rezulutës në OKB për Alepon

08.10.2016 16:04

Rusia kërcënoi me përdorimin e të drejtës së saj të vetos për të bllokuar projekt rezolutën në OKB për armëpushim në Alepo të Sirisë...

Rezuluta është përgatitur nga Franca, dhe parashikon një armëpushim në qytetin sirian të Alepos dhe ndalimin e fluturimit të të gjithë avionëve ushtarakë.
 
Por Vitali Çurkin, ambasadori i Rusisë në OKB, i pyetur mbi një përdorim të mundshëm të së drejtës së saj të vetos nga Moska tha se  “Thjesht nuk e sheh se si mund ta lë këtë rezolutë të kalojë”...