KUORIZITETE

Kthehet normal bebja e lindur me katër këmbë e duar

17.04.2014 17:23

I gjithë operacioni për heqjen e dy gjymtyrëve shtesë ka rezultuar i suksesshëm dhe vogëlushi është në gjendje të mirë………

Operacioni për heqjen e dy gjymtyrëve shtesë ka rezultuar i suksesshëm.

Një bebe e lindur me katër duar dhe katër këmbë në provincën e Guandong në Kinë, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

I gjithë operacioni për heqjen e dy gjymtyrëve shtesë ka rezultuar i suksesshëm dhe vogëlushi është në gjendje të mirë.

Yu Jiakang, shef i pavionit kirurgjik në spitalin e Guanzhot ka treguar se bebeja kishte lindur, i bashkuar me një binjak parazit.

E të thuash që e ëma para lindjes i ishte nënshtruar plot pesë ekzaminimeve në klinikat dhe spitalet lokale, por doktorët nuk kishin hasur asgjë anormale në fetus.(Publiku.net)