Maqedoni
Proekt i USAID, integrimi i fëmijëve përmes lojrave
08.10.2016 16:31
Mbi 1600 nxënës të etnive të ndryshme brenda 5 vitesh janë përfshirë në aktivitete të ndryshme sportive dhe lojërave argëtuese...

Aktivitetet janë pjesë e projektit të USAID-it për integrim ndëretnik në arsim, ngritjen e vetëdijes qytetare dhe respektimin e të drejtave të njeriut, mes të rinjve në Maqedoni.
“Proekti I USIAD-it për integrimin ndëretnik në arsim është në vitin e 5 të zbatimit. Një prej aktiviteteve është ai që e promovojmë sot, pasi pamë se nxënësit dhe të rinjët nji prej mënyrave për integrimin e tyre pa marr parasyshë përkatësinë etnike, është nëpërmjet sportit dhe argëtimit”, tha Xhevahire Pruthi Zajazi, koordinatore e proektit të USAID-it.
“Pavarësish se disa shollat janë të ndara me kate dhe ndërrime, apo lokacione, kjo nuk u pengon fëmijëve që të jenë së bashku, por kur kanë një kontekst të përbashkët të punës, aktivitetet e përbashkëta të nxënësve janë diç që e tangon shumë këtë projekt. Shoqërimi I përbashkët I fëmijëve kontribuon për vendosjen e shoqërive të reja që nuk janë të përkohëshgme por vazhdojnë”, tha Nebojsha Mojsovski, udhëheqës i projektit të USAID-it
Pjesë e projektit është edhe përgaditja e doracakut dygjuhësorë shqip- maqedonisht ku do të përfshihen 40 aktivitetet sportive dhe lojërat argëtuese për integrim të fëmijëve dhe të rinjve, të cilat paralajmërohet se do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
REJHANE BUSHI METAJ
