Maqedoni
Idrizovë, promovohen 654 nëpunës të rinjë policorë
08.10.2016 18:34
Në Qendrën për trajnim në Idrizovë sot pas trajnimit të suksesshëm njëvjeçar solemnisht janë promovuar 654 nëpunësit e rinj policorë, nga të cilët 143 janë femra...

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski i porosity nëpunësit e ri policorë të jenë roje pakompromis të rendit dhe ligjeve, por edhe të nderit profesional dhe dinjitetit personal dhe të institucionit të cilin e përfaqësojnë.
"Integriteti nuk ndërtohet me marrje mito, me mosrespektimin e ligjeve ose me selektimin e drejtësisë, me keqpërdorimin e obligimeve dhe autorizimet zyrtare ose standardet e tilla të ngjashme dhe vlerat të cilat me vite mbrapa e sollën Maqedoninë deri në skajin e humnerës", tha minitri Spasovski.
Zëvendësministri i ministrisë së Punëve të Brendshme Agim Nuhiu, bëri të ditur se në këtë gjeneratë të gjithë kandidatët shqiptarë me sukses e kanë mbaruar stërvitjen, ndërsa shumë shpejtë do të fillojnë me stërvitjen në këtë Qendër edhe rreth 160 kandidatë të tjerë shqiptarë!, krejt kjo siç tha Nuhiu falë Marrëveshjes së Ohrit e cila siguroji mekanizëm institucional që shqiptarët të përfaqësohen edhe në polici.
