Botë

Gjukanoviq: Rusia tenton të ndikojë në zgjedhjet në Mal të Zi

08.10.2016 18:57

Kryeministri malazez Millo Gjukanoviq deklaroi se grupi i liderëve partiakë të bashkuar rreth Frontit të koalicionit opozitarë...

Kryeministri malazez Millo Gjukanoviq deklaroi se grupi i liderëve partiakë të bashkuar rreth Frontit të koalicionit opozitarë, me sasi të madhe të parave të marra nga Rusia përmes kanaleve sekrete, tentojnë të ndikojnë në rezultatet nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Mal të Zi. 
 
"Ekzistojnë njerëz të cilët janë të gatshëm për një shumë të vogël parash të luajnë me interesat kombëtare, që është e papërgjegjshme, jopatriotike dhe jodinjitoze", deklaroi kryeministri malazez.
 
"Edhe tani, është gjetur një grup i liderëve partiakë të mbledhur rreth Frontit të koalicionit, i cili siç duket me shumë të madhe parash të dorëzuara nga Rusia përmes kanaleve të fshehura, tenton të ndikojë në rezultatet nga zgjedhjet. Do të thotë se i sakrifikon interesat kombëtare, i shet interesat kombëtare të Malit të Zi për Rusinë, në matjen e sajë të fuqisë me perëndimin, për ta treguar rëndësinë e sajë", vlerësoi Gjukanoviq.