Botë

Kaliningrad, raketa Ruse me kapacitet atomik

08.10.2016 19:32

Rusia ka vendosur raketat me kapacitet atomik në Kaliningrad, që është enklavë e vogël ruse në bregdetin baltik...

Rusia ka vendosur raketat me kapacitet atomik në Kaliningrad, që është enklavë e vogël ruse në bregdetin baltik, ndërmjet Polonisë dhe Lituanisë konfirmon Ministria ruse e mbrojtjes.
 
Sipas zyrtarëve kjo vendosje është pjesë e ushtrimeve të zakonshme ushtarake të raketave të tipit Iskander-M, me rreze të veprimit afro 500 kilometra.
 
Ministria e mbrojtjes e Rusisë tha se raketat me qëllim u ishin ekspozuar kamerave të spiunimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
 
Rusia shpeshherë është kërcënuar për vendosjen e sistemit raketor në Kaliningrad, direkt në tokën e Bashkimit Evropian dhe të aleancës ushtarake të NATO-s.