Maqedoni
Mot me diell me vranësira mesatare dhe me erë të lehtë jugore
09.10.2016 12:05
Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira të vogla mesatare dhe me erë të dobët mesatare jugore...

Nga fundi i ditës vranësira do të rritet dhe në orët e mbrëmjes do të ketë edhe reshje të shiut.
Temperatura do të lëvizë prej 13 deri në 24 gradë Celsius.
Në Shkup do të jetë moti me diell me vranësira të vogla mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare jugore. Nga fundi i ditës vranësirat do të rriten dhe në orët e mbrëmjes do të ketë edhe reshje shiu.
Temperatura do të arrijë deri në 19 gradë Celsius.
Gjatë javës së ardhshme të punës, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut, të cilat pritet të jenë më të rrëmbyeshme të hënë dhe të martën. Do të ketë edhe kushte për paraqitje të rrallë të bubullimave, veçanërisht të martën./Mia
