Botë

Gjukanoviq: Stabiliteti mvaret nga raportet Prishtinë-Beograd

09.10.2016 13:02

Nëse raportet mes Prishtinës dhe Beogradit nuk janë stabile nuk mund të ketë stabilitet në rajonin ballkanik, vlerëson kryeministri I Malit të zi Millo Gjukanoviq...

Sipas tij, rajoni kurrë nuk do të jetë stabil, nëse raportet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nuk janë të shëndosha.
 
“E kuptoj emocionin e opinionit serb kur kemi të bëjmë me raportin ndaj Kosovës, por gjeneratat e sotme nuk duhet të udhëheqin luftëra që janë humbur më herët”, tha Gjukanoviq, duke shtuar se “është i nevojshëm koncentrimi në atë që është e mundshme, të mendohet dhe realizohet vizioni i ardhmërisë për popullin dhe shtetin e vet”.
 
Sipas Gjukanoviç “Ballkani sot është në udhëkryq, aq pak duhet që lavjerrësi ballkanik të lëvizë kah Brukseli, por nuk duhet që përsëri të humbemi në djerrinat ballkanike”, thekson kryeministri malazez.