Maqedoni
Komunikacioni në rrugët shtetërore pa ndalesa, nëpër rrugë të lagështa
09.10.2016 13:38
Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë të lagështa...

LAMM-ja sot kumtoi se rrethrrotullimi-Shkup është lëshuar për qarkullim në dy akset rrugore, por ka disa pjesë të rrugës të cilat janë dëmtuar, ku janë vendosur shenja të komunikacionit për rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes së automjeteve.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.
Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe për dalje nga shteti. Ky informacion ka të bëjë vetëm për anën e Maqedonisë në vendkalimet./Mia
