Futboll
Futboll, sonte Shqipëria pret Spanjën, Maqedonia Italinë
09.10.2016 13:45
Dy perballje mjaft interesante në Shkup dhe Shkodër, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin Rusi -2018 në futboll...

Lideri aktual i grupit G, Shqipëria, sonte pret Spanjën në ora 20:45 në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, derisa Maqedonia në të njejtën orë do të përballet në stadiumin ”Filipi i dytë në Shkup me Italinë.
Të dyja këto ndeshje do të pëcillen me shum vëmendje nga futbolldashësit në Shqipëri dhe Maqedoni, pasi krahas faktit që Spanja dhe Italia janë gjigant të futbollit evropjan dhe botërorë, këto ndeshje janë të rëndësisë së vaçant për rradhitjen në grupin G dhe sidomos për gjasat e kombëtares kuq e zi, për tu kualifikuar në botërorin 2018.
Paraprakisht futbolldashësit shiptarë do të kenë mundësi të ndjekin edhe reprezentacionin e Kosovës, i cili në ora 18:00 do të zhvilloj ndeshjen me Ukrainën në stadiumin “Marshal Jozef Pilsudski” në Krakovë të Polonisë.
