Maqedoni

Kushtetueshmëria e PSP-së, kushtetuesja s’parashikon të prononcohet për specialen

09.10.2016 15:04

Gjykata kushtetuese vazhdon të mban pezull çështjen e vlerësimit të kushtetueshmërisë së Prokurorisë Speciale Publike...

Nga ky bëjnë me dije se jo vetëm ditëve në vijim por as deri para zgjedhjeve nuk ka informacione se specialja do të shtrohet në tavolinën e kushtetues për tu shqyrtuar.
 
“Rendi i ditës bëhet publik shtatë ditë para, dhe për momentin çështja për vlerësimin e kushtetueshmërisë së prokurorisë speciale publike nuk është vënë në rend dite. Nuk ka informacione se kjo çështje do të shqyrtohet në periudhën që vijon”, thonë nga kushtetuesja. 
 
Nga Prokuroria Speciale Publike nuk komentojnë veprimet e kushtetueses. 
 
Në opinionin e vendit janë ngjallur dyshimet se Gjykata Kushtetuese do të prononcohet pas zgjedhjeve. Në rast se shfuqizohet specialja, ekspertët juridik kanë paralajmëruar kaos te funksionimit te sistemit  juridik në shtet.
 
Nga ana tjetër qytetarët besojnë në punën e Katica Janevës  por shprehen skeptik se do të mund të zbardh deri në fund krimin në shtet  për shkak te  obstruksioneve nga institucionet juridike.
 
“I besoj pse jo, unë këtyre tjerëve nuk u besoj, asaj I besoj. I besoj se ajo duhet t’I zbardhë të gjitha problemet. Ajo t’i zbardh të gjitha mallverzimet, gjërat të cilat nuk kanë qenë në rregull, në pajtim me ligjin, ato të zbardhen dhe të dalin në shesh”…
 
“Katica Janeva është ajo që duhet të mer vendime për drejtësinë e vendit. Ajo duhet të udhëheqë këtë proces mirpo fatkeqësisht janë kyçur disa politikanë që e bllokojnë punën e saj”…
 
“Le ti zbardh krimet që janë bërë, Gruevski që i ka bërë, ato duhet të dalin në mejdan. Nëse i ndihmojnë populli dhe njerëzit tjerë të cilët nuk janë të korruptuar, atëherë ajo do ti nxjer në mejdan gjërat. Por kur gjyqi është I Gruevskit dhe krejt janë të Gruevskit, është e kotë”, thanë qytetarët.
 
Ligjin për prokurorinë publike speciale e kontestojnë Todor Petrov kryetari I Kongresit Botëror Maqedonas dhe Tome Todorovski, avokat nga Sveti Nikolla. Ata konsiderojnë se prokuroria publike të cilën e drejton Marko Zvërlevski nuk është institucion I vetëm që përndjek kryerësit e veprave penale, por me ligj është vënë prokuror special i cili punon në bazë të autorizimeve që nuk ekzistojnë në aktin më të lartë juridik.
 
Kështu sipas tyre për një lëndë të caktuar mund të kufizohen kompetencat e prokurorisë publike. Sipas tyre kontestohet edhe mënyra e organizimit dhe funksionimit të PSP-së si dhe mandate I saj 4 vjecar.
 
MERAL ISMAILI