Kadastra nesër pas orës 12 nuk do të punojë me palë
Në periudhën e njëjtë nuk do të punojë edhe sporteli elektronik për noterët, komunat, kompanitë private gjeodete dhe shfrytëzuesit e tjerë profesional……….

Agjencia për kadastrën e patundshmërive nesër pas orës 12 nesër nuk do të punojë me palë për shkak të instalimit të versionit të ri të Kadastrës elektronike me kadastrën infrastrukturore (nëntokësore).
Në periudhën e njëjtë nuk do të punojë edhe sporteli elektronik për noterët, komunat, kompanitë private gjeodete dhe shfrytëzuesit e tjerë profesional.
Versioni i ri i kadastrës elektronike do të vendoset në funksion nga data 22 e këtij muaji dhe me të krahas shërbimeve të deritanishme do të mundësohet edhe regjistrimi i objekteve infrastrukturore në Kadastër, lëshimi i fletëpronësive, kopjeve të planit të objekteve dhe dokumenteve të tjera lidhur me infrastrukturën nëntokësore dhe mbitokësore në vend.
