Maqedoni
Asnjë nismë për harmonizimin e njësive zgjedhore, Ruzhin: Njësisë zgjedhore dhe PPS do zgjidhen gjatë vizitës Han
09.10.2016 15:32
Data për shpërndarjen e Kuvendit po afron, ndërsa në Kuvend nuk është ndërmarë asnjë nismë e re për harmonizimin e njësive zgjedhore...

Data për shpërndarjen e Kuvendit po afron, ndërsa në Kuvend nuk është ndërmarë asnjë nismë e re për harmonizimin e njësive zgjedhore si kusht i domosdoshëm ligjor për zgjedhje korrekte dhe të pranueshme për të gjitha palët.
Pas dështimit të nismës së saj, BDI nuk planifikon një nismë të re. Burime brenda kësaj partie thonë se nuk mund të pritet asgjë e re para vizitës së eurokomisarit Han, të paralajmëruar për javën që vjen.
As VMRO DPMNE, si partia më e madhe në pushtet, që dominon Kuvendin, nuk ka ngritur një nismë për t’iu përgjigjur njoftimit të KSHZ-së se është tejkaluar pragu mes njësive zgjedhore i paraparë me Kodin Zgjedhor.
Ndërkaq, opozita Maqedonase mbetet në qëndrimin e saj që Maqedonia të jetë një njësi zgjedhore. Bara për zbatimin e Kodit zgjedhore dhe harmonizimin e njësive zgjedhore i bie pushtetit. Ata i kanë numrat në Kuvend, prandaj nisma duhet të vijë nga maxhoranca thonë nga opozita maqedonase.
Harmonizimi i njësive zgjedhore, ligji për PPS-në dhe ai për dëshmitarë të mbrojtur janë pengesat që kërkojnë zgjidhje para shpërbërjes së Kuvendit është opinion që dominon në mesin e analistëve politik. Këto çështje pritet të apsolvohen gjatë vizitës së komisionarit Johanes Han.
“Këto janë depozitat kryesore në aktivitetet parazgjedhore. Njëra është statusi i pazgjidhur i njësisë zgjedhore 6, dhe mendoj se do të ketë një përpjekje që kjo të zgjidhet gjatë vizitës së tij dhe, elementi i dytë është PPS-ja”, tha Nano Ruzhin, analist.
Pak ditë më parë, Kuvendi hodhi poshtë dy projketligjet e opozitës për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për PPS-në dhe atë për dëshmitarë të mbrojtur. Partitë dështuan edhe në ngjetjen e një zgjidhje të pranueshme për të gjitha palët për harmonizimin e njësive zgjedhore, në nismën që ndërmori grupi parlamentar i BDI-së.
BDI propozonte që balancimi të bëhet sipas Listës zgjedhore me 30 mijë votuesit e kontestueshëm, të cilët u fshinë nga lista. PDSH propozonte uljen e pragut zgjedhor nga 5 në 1%, ose çdo njësi zgjedhore të jap deputetë në proporcion me numrin e votuesve. Ndërkaq, LSDM propozonte që Maqedonia të jetë një njësi zgjedhore.
SHPËTIM NUREDINI
