Maqedoni

LSDM: VMRO u friksohet zgjehdjeve; AMP i bashkangjitet kualicionit opozitarë

09.10.2016 16:02

LSDM është e gatshme për zgjedhjet e caktuara më 11 dhjetorë, ndërsa frikë nga zgjedhjet kanë Nikolla Gruevski dhe VMRO-DPMNE...

Kështu deklaroi nënkryetari i LSDM-së Aleksandar Kiracovski i cili demantoi zërat për çfardo thirrje të koordinimit nga LSDM për shtyerjen e zgjedhjeve. 
 
“Ai që ik nga zgjedhjet e parakohëshme parlamentare është vetëm Nikolla Gruevski dhe VMRO-DPMNE. Ne jemi për zgjehdje të shpejta të caktuara më 11 dhjetor.Do të bëjmë gjithçka që Nikolla Gruevskin ta sjellim në mejdan dhe më 11 dhjetorë ta rrëzojmë nga pushteti”, tha Aleksandar Kiracovski, nga LSDM.
 
Ndërkohë pjesë e kualicionit opozitarë në zgjedhjet e parakohëshme parlamentare do të jetë edhe Aleanca për Maqedoni Pozitive. 
 
“Aleanca për Maqedoni positive i bashkangjitet kualicionit të udhëhequr nga LSDM dhe partit tjera opozitare. Si AMP vlerësojmë se Maqedonisë i duhet një shpirt i ri pozitiv, i tolerances ndëretnike, interkulturore dhe bashkëpunimit”, tha Rubin Zemon, Kryetar i Aleancës për Maqedoni Pozitive.
 
Poashtu nga kjo parti mbështet kërkesën e Prokurorisë Speciale për vazhdimin e afatit për punë të paktën edhe për gjasht muaj, ndërsa e theksojnë si të nevojshme edhe formimin e gjykatës speciale. 
 
REJHANE BUSHI METAJ