Maqedoni
Nina Soumalainen, OSBE: Presim zbatimin e marrveshjes politike
09.10.2016 16:33
Janë ndërmarrë masat e duhura në favor të një Regjistri Zgjedhorë kredibil, ka deklaruar shefja e misionit të OSBE-së në Maqedoni, Nina Soumalajnen në një intervistë për Radion Europa e Lirë...

Por ajo ka porositur për kontrollë më të shpeshtë dhe periodik të Regjistrit Zgjedhorë sepse sipas saj ai duhet të reflektojë situatën aktuale, dhe jo atë prej para 10-15 vtesh.
“Mendoj se janë ndërmarrë masa të duhura me qëllim që të sigurohet që Regjistri zgjedhor të jetë kredibile. Gjithsesi Regjistrit Zgjedhor gjithmonë duhet ta reflektojë situatën aktuale, e jo situatën e para 5 apo 10 viteve, por kohën kur njerëzit vërtetë jetojnë. Në shumë vende kjo bëhet në mënyrë automatike”, tha Nina Soumalainen, Përfaqësuese e misionit të OSBE-së.
Lidhur me pabarazinë e numrit të votuesve nëpër njësitë zgjedhore, Soumalajnen vlerëson se shkeljet ligjore mund të normalizohen nëse ka vullnet politik.
“Bazuar në standardet e Komisionit të Venecias, lëshimet mund të jenë deri në 10 përqind, kështu që them se bëhet fjalë për një paraqitje të rregullt e cila në mënyrë permanente duhet të shikohet dhe të përmirësohet, dhe kuptohet në kohë të duhur para zgjedhjeve” tha Soumalainen.
Sa u përket mbajtjes së zgjedhjeve të caktuara më 11 dhjetorë Soumalajnen thotë se suituata për momentin duket mirë ndërsa pret që se partitë politke t’i përmbahen Marrveshjes së Përrzhinës.
“Për momentin situata duket shumë mirë dhe shpresojmë se do të vazhdojnë gjitha hapat e nevojshëm në zbatimin e marrëveshjes”, shtoi Soumalainen.
Soumalajnen paralajmëron monitorimin e zgjedhjeve me rreth 300 vëzhgues të ODIHR-së në perudhë afatshkurte ndërsa, 20 deri në 30 vëzhgues afatgjatë do të jenë të pranishëm në Maqedoni 7 javë para zgjedhjeve.
NAIM RAMADANI
