Botë
Listës Serbe nuk i pëlqen ligji për Trpçën, deputetët e sajë ngrin pjesmarrjen në kuvend
09.10.2016 17:02
Pas autoriteteve të Beogradit edhe deputetëve të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës nuk u pëlqen ligji për Trepçën...

Në shenjë mospajtimi ata sot kanë vendosur për ngrirjen e pjesëmarrjes në punën e Kuvendit të Kosovës dhe kanë deklaruar se në emër të interesave të popullit serb dhe demokracisë “me neveri e hedhin poshtë dhunën politike dhe juridike të parlamentit kosovar” për çështjen e Trepçës.
Në kumtesën e Listës Serbe theksohet se nuk e njohin asnjë vendim lidhur me çështjen e Trepçës, i cili është miratuar pa marrëveshje me përfaqësuesit politikë të serbëve.
Kjo listë ka vlerësuar se vendimi i Kuvendit të Kosovës për pronësi të kombinatit Trepça është ilegal dhe se ishte akt i vetëdijshëm për shkeljen e interesave të popullit serb në Kosovë.
Por presidenti, Kryeminsitri dhe Kryeparlamentari i Kosovës e kanë quajtur punë të mbyllur çështjen e kombinatit Trepça, I cili sipas ligjit të miratuar të premten kalon në pronësi të Qeverisë së Kosovës.
Ndërsa partite opozitare Vetëvendosje, AAK dhe NISMA, kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ndëpriten bisedimet me Serbinë në formën aktuale, pasi vlerësojnë se si rezultat i i inferioriteti të mungesës së një reciprociteti të mirëfilltë, Kosova vuan nga pasojat e sotme siç ka ndodhur së fundmi me arrestimin e shefit të policisë Nehat Thaçi.
