Botë
Jerusalem dy të vdekur disa të plagosur
09.10.2016 17:29
Një person me origjinë arabe ka hapur zjarr nga vetura e tij duke lënë të vrarë dy persona, një oficer policie dhe një grua, ndërsa disa të tjerë janë plagosur...

Mësohet se sulmuesi i armatosur qëlloi kundër dhjetëra personave, që po prisnin në një stacion tramvaji, vetëm pak metra larg një rajoni policie.
Pasi hapi zjarr, sulmuesi i armatosur tentoi të largohej me shpejtësi nga vendngjarja, por u ndoq nga forcat e rendit, që iu përgjigjën të shtënave dhe e eliminuan atë fizikisht.
Sulmet e këtilla janë të shpeshta në izrael, ndërsa shumë prej sulmuesve veprojnë vetëm dhe me armë të thjeshta.
Sipas autoriteteve izraelite, dhuna nxitet nga komentet e shpeshta të zyrtarëve palestinezë, që publikohen në televizone apo mediat sociale.
Por udhëheqësit palestinezë thonë se, palestinezët veprojnë nga dëshpërimi për dështimin e bisedimeve të paqes dhe zgjerimin e kolonive izraelite në tokat e pushtuara.
