ASHAM shënon 49-vjetorin e themelimit
Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë...

Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë sot e shënoi 49-vjetorin e themelimit.
Me këtë rast do të mbahet solemniteti ku fjalim do të mbajë kryetari i ASHAM-it, akademiku Taki Fiti, ndërsa do të shpallen edhe fituesit e mirënjohjes ndërkombëtare “Bllazhe Koneski”.
Fituesit janë Suad Engjul nga Republika e Turqisë për kontributin e veçantë në hulumtimin dhe afirmimin e letërsisë bashkëkohore të Maqedonisë dhe kulturës në Ballkan dhe në Republikën e Turqisë dhe Dushko Novakoviq nga Republika e Serbisë për kontrobutin e veçantë në afirmimin e letërsisë së Maqedonisë.
Në kuadër të shënimit të 49 vjetorit nga themeli i ASHAM-it do të mbahet edhe konferencë shkencore me temën “Arsimi i lartë dhe shkenca – gjendja dhe perspektivat”. (mia.mk)
