Çmimi kombëtar për ndërmarrjen më të mirë “Gazeli”
Çmimi kombëtar për ndërmarrje më të mira “Gazeli”...

Çmimi kombëtar për ndërmarrje më të mira “Gazeli”, e mbështetur nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Agjencisë të Punësimit në Republikën e Maqedonisë, në kuadër të Planit operativ për programe dhe masa për punësim dhe shërbime të tregut të punës për vitin 2016, do të ndahet sot në Muzeun e luftës maqedonase në Shkup.
Projekt partner për këtë aktivitet është Konfederata e biznesit e Maqedonisë dhe Programi holandez për mbështetje të punëdhënësve.
Qëllimi i çmimit, siç theksojnë nga Biznes konfederata, është promovimi i punës pozitive dhe të suksesshme dhe të japë inspirim për përparimin e mëtejshëm të punës tek ndërmarrjet në Maqedoni, rritjen e vendeve të punës, përforcimin e ekonomisë vendore përmes këtij lloji të rritjes së stimuluar të kompanive vendore dhe rritja e tyre në “kompani të mesme”.
Çmimi kombëtar ndahet për herë të parë, ndërsa në këtë periudhë ndërmarrjet e Maqedonisë kanë paraqitur 33 aplikime, me të cilat e tregojnë përkushtimin e tyre dhe suksesin në punë.
Aplikimet, shtojnë nga Konfederata, i evaluoi një komision jurie profesionale e përbërë nga përfaqësues të institucioneve që janë të përfshira në këtë proces dhe përfaqësues të biznesit. (mia.mk)
