Parashikimi i motit për sot

10.10.2016 10:32

Moti sot në Maqedoni, do të jetë kryesisht me vranësira mesatare....

Moti sot në Maqedoni, do të jetë kryesisht me vranësira mesatare dhe me të reshura të kohëpaskohshme të shiut.

Temperaturat gjatë paradites, pritet të lëvizin prej 7 deri më 11 gradë celsius, ndërsa gjatë pasdites pritet që të lëvizin nga 16 deri më 20 gradë celsius.

Edhe në Shkup dhe rrethinë pritet të mbizotërojë mot i ngjashëm, kryesisht me vranësira mesatare dhe me reshje të shiut. Gjatë paradites do të ketë vranësira mesatare, ndërkaq gjatë ditës do të ketë të reshura të shiut. Temperaturat do të lëvizin nga 9 deri më 19 gradë celsius.