Uragani “Matthew”, 1 mijë të vdekur

10.10.2016 11:19

Numri i viktimave në Haiti nga uragani “Matthew” ka arritur në 1 mijë....

Numri i viktimave në Haiti nga uragani “Matthew” ka arritur në 1 mijë.

Zyrtarët qeveritarë kanë nisur që të varrosin disa prej viktimave, teksa kolera është shpërndarë në jugperëndim të vendit.

“Uragani i fuqishëm, që goditi Haitin të martën me erëra që arritën deri më 223 kilometra në orë, ka bërë që 1.4 milionë njerëz të kenë nevojë për ndihma humanitare”,- ka thënë Zyra për çështje humanitare e OKB-së.

Tashmë fuqia e uragani “Matthew” ka filluar të dobësohet.