Udhëzim më i thjeshtë i pacientëve tek specialisti
Nga Fondi informojnë se në rast kur pacienti do të pranohet si rast urgjent, më nuk do të ketë nevojë të kujdeset për punët adminstrative, sepse sistemi shëndetësor në emër të tij do t'i përfundojë të gjitha procedurat e domosdoshme administrative…….

Fondi për Sigurim Shëndetësor (FSSHM) e lehtësoi mënyrën e udhëzimit të të siguruarve tek specialisti - subspecialisti.
Nga Fondi informojnë se në rast kur pacienti do të pranohet si rast urgjent, më nuk do të ketë nevojë të kujdeset për punët adminstrative, sepse sistemi shëndetësor në emër të tij do t'i përfundojë të gjitha procedurat e domosdoshme administrative.
Kështu, i siguruari i cili është pranuar si rast urgjent me udhëzim nga ndihma e shpejtë mjekësore apo nga shërbimi i kujdestarisë, më nuk do të ketë nevojë të shkojë tek mjeku amë për udhëzim, sepse specialisti do të krijojë udhëzim specialistik/subspecialistik, të cilin do ta konfirmojë me nënshkrimin dhe faksimilin e tij.
Nëse specialisti kryen vetëm kontrollim ambulant dhe nuk ak nevojë për mjekim spitlaor, atëherë enti shëndetësor do t'i faturojë sh[ërbimet shëndetësore drejt Fondit, me udhëzimin e lëshuar nga specialisti/subspecialisti.
Në rast kur gjatë kontrollit konfirmohen indikacione për mjekim spitalor, atëherë udhëzimin spitalor do ta krijojë specialisti, ndërsa nëse konsideron se pacienti duhet të dërgohet për hulumtime të mëtutjeshme, atëherë do të japë udhëzim interpsecialsitik, udhëzim për radiodiagnostikë apo udhëzim për hulumtime biokimike laboratorike.
Me mënyrën e re të udhëzimit, specialsiti/subspecialisti për çdo kontrollim do të lëshojë udhëzim specialistik/subspecialistik. me këtë, theksojnë nga Fondi, më nuk do të ketë nevojë për të gjitha kontrollet periodike në vijim të dërgojë personin e siguruar tek mjeku amë.
Pas përfundimit të mjekimit, në afat prej pesë ditëve, pacienti duhet ta dërgojë tërë dokumentacionin për mjekim tek mjeku i vet amë.
