“Holokausti i Hitlerit”, presidenti i Filipinëve vret 3700 të varur nga droga

10.10.2016 12:28

Lufta e presidentit të Filipineve kundër drogës ka arritur kulmin...

Lufta e presidentit të Filipineve kundër drogës ka arritur kulmin me mbi 3700 vrasje dhe ai tani po lë mënjanë aleancën ushtarake të kombit me ShBA-në pas 65 vitesh.

Presidenti, Rodrigo Duterte, përçmoi aleancën e vendit me Shtetet e Bashkuara, duke urdhëruar trupat e saj të largohen nga brigjet e vendit.

Përfundimi i mundshëm i kësaj aleance vjen si reagim ndaj zemërimit ndërkombëtar të masakrës ndaj kriminelëve të varur nga droga.

Presidenti i Filipineve, që mbart nofkën “Ndëshkuesi”, është kritikuar ashpër për shtypjen e egër kundër drogës, ndërkohë që numri i të vdekurve ka arritur më shumë se 3700 në tre muaj, sipas Al Jazeera-s.

Duterte urdhëroi shtypjen e drogës gjatë fushatës zgjedhore, duke nxitur gjakderdhje të gjerë. 36 filipinas janë vrarë çdo ditë në 100 ditët e qeverisjes së tij.

Bastisjet vijnë pasi Duterte tha se të paktën 3.7 milionë filipinas janë bërë të varur nga droga.

Ai madje u bëri thirrje edhe atyre që nuk merren të ndihmojnë policinë. Luftën e tij ndaj drogës presidenti e krahason me Holokaustin e Hitlerit.