ARM, betohen kadetët dhe nënkolonelët e rinj
Në Akademinë ushtarake "Gjeneral Mihaillo Apostollski" u betuan kadetët...

Në Akademinë ushtarake "Gjeneral Mihaillo Apostollski" u betuan kadetët e gjeneratës së 10¬-të dhe nënkolonelët e gjeneratës së 16-të, të Akademisë ushtarake.
Nga 29 kadetë të Akademisë ushtarake, 20 janë nga Maqedonia, katër nga Bosnja e Hercegovina, tre nga Mali i Zi dhe dy nga Kosova, si nënkolonelë të rinj, ndërkohë janë 35 kadetë, prej tyre 25 janë nga Maqedonia, tre nga Mali i Zi, tre nga Bosnja e Hercegovina dhe katër nga Kosova.
“Shkollimi i juaj akademik me pjesëtarët nga vende të tjera të rajonit do të kontribuojë në forcimin e bashkëpunimit dhe paqes në rajon. Ambiciet tuaja janë edhe tonat, për të krijuar oficerë që do të jenë të denjë dhe të aftë për të mbrojtur vendet e tyre”, - deklaroi ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski.
“Në kuadër të kësaj marrëveshje, pjesëtarët nga komunitetet joshqiptare i kemi sjellë që të studiojnë në Akademinë ushtarake këtu në Maqedoni kur për ta do të jetë shumë i lehtë studimi pa barrierë gjuhësore”,- theksoi zëdhënësi i FSK-së dhe i Ministrisë së FSK-së, Ibrahim Shala.
Për FSK-në është shumë e rëndësishme bashkëpunimi me Akademinë ushtarake të Shkupit të pjesëtarëve të minoriteteve, sepse kjo i ka mundësuar FSK-së të ketë tashmë edhe oficerët e parë nga komunitetet joshumicë. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)
