Paraburgim për katër persona të dyshimtë për plaçkitje të pompës së benzinës në Gostivar

10.10.2016 15:40

Paraburgim prej tridhjetë ditëve u ka shqiptuar gjykatësi...

Paraburgim prej tridhjetë ditëve u ka shqiptuar gjykatësi nga Gjykata Themelore në Gostivar katër personave të dyshimtë për tentim për plaçkitje të pompës së benzinës në Gostivar.

"PTHP Gostivar solli vendimin për zbatimin e procedurës hetimore kundër tre personave nga Gostivar dhe një nga Tetova, të dyshuar për vepër të kryer penal Plaçkitje nga neni 237 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 lidhue me nenin 19 nga Kodi penal"; theksohet në kumtesën e sotme të Prokurorisë Publike.

Të dyshuarit ngarkohen se me përdorimin e forcës dhe kërcënimit kanë kryer dhunë ndaj jetës dhe trupit të tjetrit, kanë tentuar ta plaçkisin pompën e benzinës "Makpetroll" në rrugën "Ilindenska" në Gostivar.

Në qëllimin që ta plaçkisin pompën e benzinës i kanë penguar dy të punësuar, prej të cilëve njëri ka gjuajtur me pendrek në kokë të të dyshuarit.