Futboll
Maqedonia e pafat, humb nga Italia
10.10.2016 15:44
Edhe një paraqitje tjetër e shkëlqyeshme e reprezentacionit të Maqedonisë në futboll, nuk mjaftoi për të nxjerë rezultat pozitiv dhe për të ndërpre urrinë prej plotë dy vite pa fitore në një ndeshje zyrtare....

Verdhekuqtë, në Arenën Filipi I Dytë në Shkup, ishin shumë pranë një prej rezultateve më të mëdha që nga mëvetësimi e këtej, por në fund mbetën duarshkurtë dhe pësuan disfatë prej 3-2 nga kampioni I katërfishtë botëror, Italia.
Vendasit, fal paraqitjes së tyre dinjitoze, merituan së paku një pikë, por ja që futbolli është I këtillë dhe favoriti absolute jo vetëm I këtij takimi, por edhe I grupit G bashkë me Spanjën, nga Shkupi u kthye me gjahë të plotë.
Ndeshja që u zhvillua në praninë e mbi 25.000 shikuesve, nisi me iniciativë të italianëve, por me rastin e parë të qinpërqind për Maqedoninë, me crast në minutën e 18-të, Nestorovski, nga një distancë e largët dërgoi në predhë, me të cilën veq më e mposhti edhe legjendën në portën italiane, Xhixhi Bufon, por topi u ndal në traversën e portës së italianëve.
Gjashtë minuta më vonë, erdhi rivënja e parë nga këndi, ishte për axurët, që e shfrytëzuan për të zhbllokuar shifrat. Një krosim I Bernardeskit, e zu të përgjumur mbrojtjen vendase, fakt të cilin më së miri e shfrytëzoi Belloti, duke e dërguar lehtësisht topin në rrjetën e kundërshtarit, për epërsi 1-0.
Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa të dytën, Igor Angellovski e nisi me një zëvendësim, duke futuar në lojë Besart Ibraimin, në vend të Leonard Zhutës. Ishte mu futbollisti kërqovar që sjelli freski, ndërsa loja e bukur e Maqedonisë u kurorëzua me gol të barazimit, në minutën e 57-të.
Një top të humbur të Veratit, e shfrytëzoi më së miri Nestorovski në formë të jashtëzakonshme, që pas një depërtimi individual, me lehtësi dërgoi topin në rrjetën e Bufonit. Pas kësaj, nuk kishin kaluar as dy minuta të plota, Maqedonia shënoi edhe njëherë, duke mposhtur mbrojtjen italiane si rrallë kush, dy herë për vetëm tre minuta.
Ishte edhe njëherë Verati që humbi një top në mesfushën kundërshtare nga Nestorovski dhe sulmi I vazhduar me kapitenin Pandev, në fund u kurorëzua me gol nga Ferhan Buba Hasani, që u përkujdes për kthesë dhe festë të madhe në rradhët vendasve.
Pak më vonë, MAqedonia kishte rast ideal edhe për të shënuar golin e tretë, por gjuajtja e Mojsovit me kokë, pas krosimit të Ibraimit nga goditja e lirë, me shumë vështirsi u ndal dhe devijua nga portiere I mysafirëve. Megjithatë, verdhekuqtë nuk arritën të ruajnë këtë epërsi deri në fund, me crast Imobile ishte lojtari I kthesës dhe tri pikëve të mëdha për Italinë.
Sulmuesi I Lacios, për herë të parë në një ndeshje reprezentuese shënoi dy gola, dy herë me assist të Kandrevas, fillimisht në minutën e 75-të, e më pas edhe në të 92tën për festë shumë të madhe të axurëve dhe heshtje të plotë në Shkup.
Marr në përgjithsi, ishte kjo një nga paraqitjet më të mira të Maqedonisë kohëve të fundit, që megjithatë e mbylli sfidën me disfatë dhe tani, pas tri ndeshjeve të para në grupin G, mbetet pa asnjë pikë të fituar, ngjashëm si autsajderi Lihteshtejni.
Urime për Italinë për fitoren, por urimet e vërteta për paraqitjen e futbollistëve të Maqedonisë. Luajtëm guximshëm, nga negative arritëm deri te avantazhi prej 2-1, dhe mendoj që vendimtar ishte rasti që e kishim përmes Daniell Mojsovit, gjatë gjuajtjes së tij me kokë, kur Xhixhi Bufon e ndali topin pranë vijës fatale.
Nëse do ta kishim shënuar golin e tretë, mendoj që ai do të ishte moment vendimtar I sfidës. Pas kësaj, u ankuan në dëmtim Nestorovski dhe Hasani, I tërhjekëm nga loja pasi nuk mundnin të vazhdojnë, ndërsa është edhe normale që të mundohesh të mbrohesh ndaj Italisë, nëse ke epërsi.
Më duhet të them se do të vazhdojmë të luajmë me këtë stil, me gard të hapur dhe se jam I bindur se rezultatet do të vijnë si pasoj e kësaj loje të bukur.
