KK Forca dhe Jasin Osmani sërish pushtuan Beogradin
Klubi i karatesë “Forca” po vazhdon të radhit suksese në arenën ndërkombëtare...

Klubi i karatesë “Forca” po vazhdon të radhit suksese në arenën ndërkombëtare, kurse për të qen suksesi edhe më i ëmbël suksesi është korr në terenin e nxehtë në Beograd “Trofeu i Beogradit” ku janë arrit të fitohen 16 medalje, prej tyre 8 vende të para, 4 argjenda dhe 4 bronze.
Kështu në piedestalin më të lartë janë ngjitur: Jelda Imeri (kata), Suhejb Veseli (kata, kategoria A dhe absolut), Marija Buntevska (kata, kategoria A dhe absolut), Arta Bushi (kategoria C), Jusra Ademi (kata, kategoria) e Jasin Osmani (kumite, -50kg).
Me argjend: Jelda Imeri (kata, absolute), Bunteska (-37, kumite), Arta Bushi (kumite, -40kg), Jusra Ademi (-45kg, kumite) dhe bronz morën: Jeton Ramadani (kata absolut), Jasin Osmani (kata, 2004), Sajra Morina (kadet, lufta +54kg) dhe Verona Ajdini (junior, -48kg).
Fituesi i ballkanikes në Beograd para disa muajve edhe kësaj radhe po në palestrën e njejtë arriti që ti “shashtrisë” nikoqirët duke fituar sërish ari.
Talenti shkupjan me tre fitore bindëse ngriti edhe njëherë flamurin në vendin e parë. Nga ana tjetër, suksese kanë tregu edhe Suhejb Veseli i cili nuk di të humb në kata dhe është një ndër garuesit më serioz për të arrit në vitin e ardhshëm medalje në kampionatin ballkanik.
Të suksesshme janë tregu edhe Arta Bushi në kata, Jusra Ademi në Kumite dhe Bunteska, kurse vajza e trajnerit, Muharem Imeri po vazhdon siç duket traditën familjare duke fituar sërish medalje arri, por tani në Beograd.
Duhet cekur se kësaj radhe i pafat ishte Jeton Ramadani i cili edhe pse pati një paraqitje të mirë, në fund u desh të pajtohet me bronz.
“Tereni në Beograd gjithnjë është i nxehtë sidomos për ne shqiptarët që na shikojnë me një sy tjetër. Kemi pas shumë presion nga referat, por ja që kualiteti jonë erdhi në shprehje dhe morëm në Serbi plot medalje. Kjo më bën krenar se kam nxënës që nuk i frikësohen askujt”, tha Imeri, i cili në fund i falënderon edhe bashkpuntorët e tij në klub, kryetaren Shkodrane Dardhishta, nënkryetarin Avdyl Salihu si dhe prindit që gjithnjë e mbështesin. Ndryshe, në Beograd ishin 106 klube me 1220 pjesëmarrës.
