Futboll
Kosova e pafat dhe humb me 3-0 nga Ukraina
10.10.2016 15:48
Kosova ka pësuar humbje me rezultat 0-3 si mysafire e Ukrainës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”...

Ndeshja e xhiros së tretë në kuadër të grupit l, është zhvilluar në Krakovë të Polonisë.
Goli i parë i ndeshjes u shënua në minutën e 31-të takimit nga Kravets. Pas golit të pranuar, Kosova ka kërkuar me ngulm barazimin e rezultatit në minutat e mbetur të pjesës së parë, por pa sukses. Me epërsinë e një goli për ukrainasët, përfunduan 45 minutat e parë.
Në pjesën e dytë, Kosova shpeshtoi sulmet duke kërkuar edhe më shumë golin e barazimit dhe rastin më të mirë e pati Bernard Berisha në minutën e 78-të, që ishte afër për të shënuar, por transversalja ia mohoi golin.
Ndërkaq, dy golat e tjerë për Ukrainën, i kanë shënuar Yarmalenko në minutën e 81-të dhe Rotan në minutën e 87-të takimit.
