SHËNDETËSI

Është zvogëluar numri i të sëmurëve nga gripi

17.04.2014 17:52

Ashtu siç kumtoi Instituti për shëndet publik, nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes i asocuar me infeksion të virusit të gripit. Numri i tërësishëm i të vdekurve këtë sezon mbetet 12……..

Gjithsej 223 persona me grip dhe sëmundje të ngjashme janë paraqitur javën e fundit, prej datës 7 deri më 13 prill, që është zvogëlim për 24,9 për qind në krahasim të paraprakes dhe 53,4 për qind në krahasim me javën e 15-të të sezonit të kaluar.

Ashtu siç kumtoi Instituti për shëndet publik, nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes i asocuar me infeksion të virusit të gripit. Numri i tërësishëm i të vdekurve këtë sezon mbetet 12.

Në sezonin 2013/2014, duke e prëfshirë edhe javën e kaluar, numri i tërësishëm i të sëmurëve nga gripi në Maqedoni arrin 28.748 që është për 16,6 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar dhe për 59,6 për qind në krahasim me mesataren e periudhës 10 vjeçare.

Numri i të sëmurëve në javën e 15 në krahasim me periudhën mesatare 10 vjeçare të kaluar, është më i madh për 2,7 për qind.

Distribuimi i të sëmurëve nga gripi me muaj, tregon se në shkurt janë paraqitur 50 për qind e numrit të tërësishëm të rasteve në të gjithë sezonin. Në janar janë regjistruar 23,7 për qind, në mars 21,1 për qind, ndërsa në dy javët e para nga muaji prill 1,8 për qind.

Numër më i madh i të sëmurëve gjatë këtij sezoni janë regjistruar në territorin e Qendrës e  për shëndet publik Shkup, 4.105 dhe Prilep, 3.961, ndërsa numri më i lartë i  vdekshmërisë 751,3/10.000 në njësinë rajonale Kavadar.

Komenti Epidemologjik është se intensiteti i aktivitetit të virusit të gripit është i ulët, me mbajtje të trendit të rënies së vazhdueshme. Regjistrohet kryesisht paraqitja sporadike e rasteve të sëmundjeve. Zvogëlohet edhe numri i  testimeve dhe të rasteve pozitive nga materiali i marrë për testim, nga rastet e sëmundjeve të ngjashme me gripin.