“Nobeli” i Ekonomisë, çmimi në duart e një britaniku dhe një finlandezi
Një britanik dhe një finlandez janë shpallur fitues të Çmimit Nobel në fushën e Ekonomisë...

Një britanik dhe një finlandez janë shpallur fitues të Çmimit Nobel në fushën e Ekonomisë, vlerësim që shkon për punën e madhe të zhvilluar në lidhje me teorinë e kontratave.
Juria e çmimit prestigjioz e argumentoi dhënien e Nobelit ndaj Oliver Hart, britanik, dhe Bengt Holmstrom, finlandez, me faktin se puna e tyre përcakton një “parim intelektual” për politika të fushave të tilla, si legjislacioni i falimentimit dhe kushtetutave politike.
Dyshja në fjalë rrëmbejnë gjithashtu edhe vlerën monetare prej 744 mijë paund nga Komiteti i Nobelit.
Ky çmim vjen pas ndarjes së vlerësimeve të tjera në fushën e mjekësisë, fizikës, kimisë dhe atë për Paqen, të cilat u dhanë gjatë javës së kaluar.
