Botë

Brexit, May: Jo votim në Parlament

10.10.2016 20:06

Kryeministrja britanike Theresa May, ka hedhur poshtë idenë e një votimi të dytë nga Parlamenti për Brexit...

Sipas saj, te paragjykosh dhe anashkalosh vendimin dhe vullnetin e  popullit britanik në referendumin e qershorit është e papranueshme.
 
“Parlamenti britanik natyrisht do debatoj dhe hetoj procesin e daljes se Britanisë nga BE-ja. Kjo është absolutisht e nevojshme dhe gjëja e duhur, por të bëjmë votim të dytë ose të votojmë për të anashkaluar vullnetin e popullit britanik nuk është mënyra e pranueshme për të ecur përpara”, tha zëdhënësi i kryeministres britanike.
 
Kanë qenë ndër të tjerësh edhe deputeti konservator Stephen Phillips, nga partia e kryeministres , i cili vetë ka votuar për largimin  nga BE-ja që ka kërkuar një debat urgjent  për atë nëse kushtet e Brexit do duhet të diskutohen në Parlament përpara se Londra të fillojë zyrtarisht negociatat me BE-në.
 
Andaj ndërhyrja e tij konsiderohet mjaft e rëndësishme, bashkë me politikanë të rëndësishme si ish-udhëheqësin laburist Ed Miliband dhe ish-liderin e liberaldemokratëve, Nick Clegg, partnerëve në koalicionin e qeverisë së ish-kryeministrit Cameron.
 
Brexit mendohet se do përfundojë dhe Britania do të dalë nga BE-ja në verën e 2019-s, ndërkohë kryeministrja ka deklaruar se negociatat zyrtare pritet të fillojnë në fund të marsit të vitit të ardhshëm./Top Channel