Komunikacioni po zhvillohet pa ndalesa nëpër rrugë të lagështa

11.10.2016 10:27

Komunikacioni në të gjitha rrugët e vendit po zhvillohet pa ndalesa...

Komunikacioni në të gjitha rrugët e vendit po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë të lagështa.

LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Vëmendje e posaçme nevojitet nëpër grykat malore, ku ekziston mundësia për dukuri të rrëshqitjes së dheut, të cilat vende-vende mund ta pengojnë lëvizjen e automjeteve.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Kjo informatë ka të bëjë vetëm me anën e Maqedonisë të kufirit.(mia.mk)