Zaev do të marrë pjesë në marshin "Lufta vazhdon, vota fiton"

11.10.2016 11:17

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev...

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sot do të marrë pjesë në marshin qytetar "Lufta vazhdon, vota fiton".

Siç kumtoi sot LSDM, marshi do të fillojë para hapësirave të Prokurorisë speciale publike dhe do të zhvillohet përmes bulevardit "Aradhat partizane" deri te Parlamenti.

Pas përfundimit të marshit, kumtoi LSDM, Zaev do t'u drejtohet qytetarëve para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. (mia.mk)