Përmbytje në Shqipëri, një i vdekur në Laç
11.10.2016 12:26
Rikthimi i përmbytjeve në Shqipëri ka shkaktuar viktimën e parë...

Ai është 49 vjeçari, Kol Menga, i cili ka humbur jetën, pasi ka rënë në një kanal, në përpjekje për të shpëtuar biznesin e tij. Ndërkohë janë evakuuar 9 familje në rrethin e Kurbinit, 60 kilometra larg kryeqytetit.
Mbi 100 banesa janë dëmtuar, mbi 100 bagëti kanë ngordhur, ndërsa mbi 30 hektarë janë mbuluar nga uji. Banorët e zonës së sanxhakut pranë Laçit tregojnë dëmet që u kanë shkaktuar përmbytjet.
Në operacion për përmbytjet në Kurbin, Mirditë dhe në Dibër janë angazhuar 152 punonjës, 30 mjete dhe 10 motobarka.
Në ndihmë të banorëve të prekur nga reshjet kanë shkuar strukturat e emergjencave civile, forca e zjarrfikësve, forcat policore, ushtarake dhe ato të njësive vendore.
LULJETA NDOKA
