Kinë, 22 të vdekur nga shembja e katër ndërtesave

11.10.2016 12:56

Të paktën 22 persona kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së katër ndërtesave....

Të paktën 22 persona kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së katër ndërtesave ngjitur njëra me tjetrën në provincën Zhejiang në lindje të Kinës.

Ndërtesat e përdorura për banim në qytetin Vincou janë rrënuar nga shkaqe ende të paidentifikuara. Shumica e viktimave raportohet të jenë emigrantë, të cilët i kishin marrë ambientet me qira për të banuar. Së bashku me ekipet e kërkim-shpëtimit në punimet marrin pjesë edhe shumë vullnetarë.

"Ata humbën jetën për të përfituar nga qiraja më e lirë. Kjo është e tmerrshme",- tha një dëshmitar.

Gjashtë persona janë nxjerrë deri tani të gjallë nga rrënojat. Një prej të mbijetuarve ishte një vajzë e re, e cila është gjetur pranë trupave të prindërve të pajetë të saj.

Punimet për gjetjen edhe të rreth 20 personave për të cilët mendohet se janë bllokuar nën rrënoja ende vazhdojnë. Ndërtesa është ndërtuar rreth viteve 1970.