Enti Hidrometeorologjik, nuk priten reshje të rrëmbyeshme të shiut

11.10.2016 14:16

Në Maqedoni gjatë ditëve të ardhshme do të mbretërojë mot me reshje të shiut...

Në Maqedoni gjatë ditëve të ardhshme do të mbretërojë mot me reshje të shiut dhe me vranësira, thonë meteorologët.

Gjatë 24 orëve të kaluara, reshjet e shiut ishin 30 litra në metër katror, ndërsa gjatë orëve të mbrëmjes do të vazhdojnë reshjet më intensive dhe deri në mëngjes priten që reshjet të tejkalojnë 25 litra në metër katror.

“Të reshurat sot dhe gjatë ditës së nesërme janë më të rrëmbyeshme, pastaj do të kemi dy ditë pa të reshura dhe reshjet e shiut do të shpërndahen në njëfarë mënyre, por nuk priten reshje të rrëmbyeshme të shiut. Të enjten dhe të premten do të kemi kohë me periudha të diellit dhe me vranësira. Temperaturat e mëngjesit do të zbresin deri në 0 gradë dhe në disa vende në mëngjes do të kemi edhe ngrica”,- deklaroi meteorologu, Boris Sekiranski.

Nga Enti Hidrometeorologjik po ashtu thonë se gjatë vikendit moti do të jetë me vranësira dhe me shi të kohëpaskohshëm, derisa temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 22 gradë celsius. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)