Botë
Po digjet "Evropa qendra" në Berlin
11.10.2016 15:26
Po digjet kati më i epërm nga një prej qendrave më të njohura tregtare "Evropa qendra", në kryeqytetin gjerman, Berlin...

Po digjet kati më i epërm nga një prej qendrave më të njohura tregtare "Evropa qendra", në kryeqytetin gjerman, Berlin, njofton korrespodenti i MIA-s, nga Berlini.
Zjarri ka filluar rreth dhjetë minuta para orës 14, ndërsa tani për tani shërbimi zjarrfikës i Berlinit nuk ka informata për shkaqet eventuale për incidentin.
"Evropa qendra", e cila ka 20 kate, gjendet në qendër të Berlinit në afërsi të katedrales së njohur "Kajzer Vilhelm".
Tani për tani, sipas institucioneve berlinase, nuk ka viktima./mia
