Botë
120 ml shi bllokojnë rrugën në Milot, Panariti: përgatitemi për evakuim të popullatës
11.10.2016 12:31
Sipas të dhënave të para, gjatë pesë orëve kanë rënë rreth 120 milimetra shi...

Rruga nacionale në Fushë Milot u bë e pakalueshme, ndërsa rrezik paraqet kanali ujëmbledhës i ujërave të larta.
Shtabi i emergjencave është gati për të bërë evakuime. Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, që ndodhej për të monitoruar nga afër situatën, tha se problem mbetet parashikimi që shirat do vazhdojnë edhe dy ditë të tjera.
Shtabi i emergjencës ka kërkuar edhe ndihmën e policisë dhe ushtrisë për të përballuar situatën.
“Për fat të keq parashikimi është që do të kemi reshje dy ditët në vazhdim, kështu që do të përgatitemi për evakuimin e popullit. Ndërkohë, kanali i ujërave të larta është plotë, ka tendencë për t’u derdhur uji edhe në tokat përreth, duke rrezikuar edhe vendbanimet, prandaj situata do të vazhdojë të jetë nën mbikëqyrje dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm me banorët e zonës për një evakuim të mundshëm”,- deklaroi ministri i Bujqësisë i Shqipërisë, Edmond Panariti.
