Maqedoni
Sh. F. “Sande Shterjoski”- Kërçovë, “Ditët e hapura të integrimit ndëretnik”
11.10.2016 17:14
Shkolla fillore “Sande Shterjoski” nga Kërçova prezantoi aktivitetet e projektit për integrim ndëretnik të financuar nga USAID-i, ku marrin pjesë edhe tetë shkolla të tjera të këtij rajoni...

Me aktivitetin që zhvillohet nën moton “Ditët e hapura të integrimit ndëretnik” në Shkollën Fillore “Sande Shterioski” të Kërçovës u mbajt evenimenti përfundimtar i projektit të USAID-it, që përfshin të gjitha shkollat e këtushme dhe realizohet përmes katër komponentëve kryesore të integrimit ndëretnik në fushën e arsimit.
Integrimi i sistemit arsimor është një iniciativë katërvjeçare e USAID-it, e ndihmuar edhe nga pushteti lokal, në mbështetje të shkollave tona dhe aktivitetet e realizuara deri më tani kanë dhënë rezultate konkrete në arritjen e këtyre vlerave që krijojnë perspektivë arsimore për gjeneratat e reja nga të gjitha bashkësitë etnike, potencoi Rrahim Pinjolli, drejtor i Shkollës “Sande Shterjoski” të Kërçovës.
Në fokusin e aktiviteteve të shkollave të përfshira në projekt kanë qenë nxënësit, arsimtarët dhe këshillat e shkollave, por rolin qendror të aktiviteteve e kanë bartur këshilltarët nga Byroja për zhvillim të arsimit, Qendra për arsim profesional dhe inspektorët arsimor në nivel shtetëror dhe rajonal.
SHABAN DALIPI
