U nda çmimi shtetëror “11 Tetori” për vitin 2016
Sot, me rastin e shënimit të festës së 11 Tetorit, në Kuvend u nda edhe çmimi shtetëror "11 Tetori”, i cili këtë vit kaloi nën hijen e kulturës dhe artit...

Çmimet i takuan artistit figurativ, Bllagoja Manevski, shkrimtarit, Raim Ganiu, pianistes, Elena Misirkova, dhe aktorit, Atila Klinçe. Çmimi shtetëror “11 Tetori” është çmimi më i lartë në vend për vepër jetësore në sferën e shkencës, artit, ekonomisë dhe veprimtarive të tjera të interesit publik në Republikën e Maqedonisë.
Çmimet ua dorëzoi kryetari i Këshillit, akademiku Mitko Maxhunkov, i cili në fjalimin e tij foli për rëndësinë e shtetit dhe shtetësisë.
Në emër të katër fituesve të çmimit shtetëror “11 Tetori” foli pianistja, Elena Misirkova, e cila është pasardhëse e themeluesit të linguistikës maqedonase, Kërste Petkov-Misirkov.
