Botë

Pas uraganit Matthew, uria kërcënon të mbijetuarit

11.10.2016 21:58

Pas shkatërrimit apokaliptik si pasojë e uraganit Matthew, Haiti kërcënohet nga uria...

Presidenti i përkohëshëm i vendit Jocelerme Privert ka dhënë alarmin, duke deklaruar se uria ektreme do të pllakosë në vend brenda tre ose katër muajsh, nëse situata nuk menaxhohet sic duhet.
 
Presidenti tha se humbjet janë tragjike, mijëra shtëpi janë shkatërruar, teksa ndihmat në ushqime, ujë të pijshëm dhe ilace janë një domosdoshmëri.  Ajo që pashë dje me sytë e mi ishte apokaliptike dhe do të kërkojë një punë të madhe për rindërtimin e zonave të prekura.
 
Paralajmërimi i privert vjen pas thirrjes për ndihmë masive të sekretarit të përgjithshëm të kombeve të bashkuara ban ki mun. Në një proncim për gazetarët të hënën, ban ki mun tha se të paktën 1.4 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë emergjente aktualisht.
 
OKB-ja ka bërë  një  apel urgjent për gati 120 milion dollarë me qëllim mbulimin e shpenzimeve dhe nevojave për tre muajt e ardhshëm. Uragani methju, i konsideruar më i madhi i kësaj dekade, besohet se ka vararë 900 persona në haiti, teksa zona të shumta janë zhdukur nga harta.
 
Ekipet e kërkim shpëtimit ende po vijojnë punën për akses në zonat të cilat kanë mbetur të izloluara si pasojë e shkatërrimit të infrastrukturës lidhëse. Organizatat humanitare kanë ngritur shqetësimin se përmbytjet mund të shkaktojnë shpërthim të kolerës, situatë e ngjashme me atë pas tërmetit të vitit 2010./Oranews