“Monstra” pritet të marrë epilogun
Procesi gjyqësor për rastin “Monstra”, së shpejti pritet të ketë epilog përfundimtar, thotë zëdhënësja e Gjykatës Penale në Shkup, Paula Bozhionovski dhe avokati mbrojtës, Naser Raufi……..

Procesi gjyqësor për rastin “Monstra”, së shpejti pritet të ketë epilog përfundimtar, thotë zëdhënësja e Gjykatës Penale në Shkup, Paula Bozhionovski dhe avokati mbrojtës, Naser Raufi.
Gjatë seancës së sotme gjyqësore, u dëgjuan edhe dy dëshmitarë, njëri prej tyre tregoi vendndodhjen dhe aktivitetet e të akuzuarit Rami Sejdiu më 12 prill të vitit 2012, ndërkaq dëshmitari tjetër i punësuar në T-Mobile Maqedoni, sqaroi për stacionet bazore të cilat mbulojnë edhe hapësirën e liqenit të Smillokovcës. Sipas avokatiti Raufi, një gjë e tillë është në favor të të akuzuarve, pasi që stacioni bazor më i afërm nuk ka regjistruar telefonatat e përmendura.
“Eksperti i T-Mobile tregoi se prej cilit stacion bazor janë marrë këta telefonata dhe sipas neve, del që përfshirja është shumë e madhe e T-Mobile në këtë stacion bazor për liqenin e Smillkovës dhe vet eksperti tha se ajo mund të jetë 30 km prej distancës. Telefonatat që janë bërë nga ky stacion bazor, përfshijnë edhe lagjen Çento dhe Hekuranë. As një nga telefonatat nuk del se është nga qelia e vendit bazor, që është në afërsi të liqenit të Smillkovës”, - tha avokati mbrojtës, Naser Raufi.
Deri më tani janë realizuar 40 seanca gjyqësore për këtë rast dhe sipas Raufit, në gjithë këtë proces asnjëherë nuk është biseduar konkretisht për rastin, por për gjëra të tjera periferike.
Prokurorja e angazhuar për këtë rast, propozoi që në seancën e radhës të dëshmojë edhe pronari i tabelave të veturës “Opel-Omega”, të cilat thuhet se i përkasin veturës së tipit “Mercedes”, ndërsa avokati Raufi propozoi që “Interpol” dhe shërbimet doganore të verifikojnë prejardhjen e veturës në fjalë. (Florije Kamberi, TVM2)
