Moti sot në vendin tonë

13.10.2016 09:08

Moti sot në vendin tonë do të jetë me diell me vranësira të vogla....

Moti sot në vendin tonë do të jetë me diell me vranësira të vogla dhe me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi verior, i cili përgjatë Vardarit do të përforcohet përkohësisht.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus një deri në 8, ndërsa e ditës prej 16 deri në 23 gradë Celsius.

Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor.

Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në tre, ndërsa e ditës do të ngjitet deri në 17 gradë Celsius.

Ditëve të ardhshme do të pasojë mot stabil dhe i thatë. Nga e diela pasdite përsëri priten rritje të vranësirave dhe reshjeve të shiut.