Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për 12 kandidatë për shkollim në Akademinë e Lundrimit në ShBA
Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë shpalli konkurs...

Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkurs për zgjedhje për nominim të 12 kandidatëve për dërgim në shkollimin katërvjeçar në ShBA në Akademinë Ushtarake të Lundrimit Ajror dhe në Akademinë Ushtarake "Vest Point".
"Bëhet fjalë për një shans unikat për të gjithë qytetarët e Maqedonisë prej moshës 17-23 me arsim të mesëm të mbaruar, respektivisht me mundësi që ta mbarojnë arsimin e mesëm deri më 1 korrik të vitit 2017, të cilët e njohin mirë gjuhën angleze, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.
Kandidatët që do të paraqiten do të kalojnë një seri testesh dhe intervistash në Ministrinë e Mbrojtjes, ndërsa do të testohen edhe nga komisionet kompetente të Akademisë Ushtarake të Lundrimit Ajror dhe të Akademisë Ushtarake "Vest Point".
Të gjithë kandidatët që kanë interes munden më hollësisht të njoftohen me konkursin që është publikuar në ueb-faqen e Ministrisë së Mbrojtjes.
