Veljanovski: Seanca për buxhetin, më 17 tetor
Shpërbërja e kuvendit, e paraparë të ndodhte sot, nuk do të ndodhë...

Shpërbërja e kuvendit, e paraparë të ndodhte sot, nuk do të ndodhë, pasi kryeparlamentari, Trajko Veljanovski, ka caktuar seancë plenare për shqyrtimin e propozim-buxhetit më 17 tetor.
Veljanovski, më 17 tetor e ka caktuar seancën e 125-të në të cilin deputetët do të debatojnë për propozim-buxhetin për vitin 2017.
Seanca kuvendore është caktuar pasi qeveria e ka dorëzuar në kuvend propozim-buxhetin, pasi i ishte kthyer në rishqyrtim pas përfundimit të shqyrtimit të amendamenteve në Komisionin amë.
Debati për propozim-buxhetin, sipas rregullores, në seancë plenare do të mund të zgjasë më së shumti pesë ditë, megjithëse ai mund të miratohet edhe më parë, nëse paraprakisht përfundon debati nga ana e deputetëve.
