Shkup, vazhdojnë dridhjet e tokës
12.10.2016 12:16
Vazhdojnë dridhjet e Tokës në Shkup...

Vazhdojnë dridhjet e Tokës në Shkup. Një tërmet prej 2.6 ballësh u regjistrua sot në orën 11:39 minuta.
Një tjetër tërmet është ndjerë gjatë mesnatës, i cili, sipas të dhënave sizmologjike, ka qenë 2.1 ballë, epiqendra e të cilit ishte 20 km në veriperëndim të Shkupit, përkatësisht në Çuçer Sandevë, me thellësi prej 1 km.
Po ashtu, gjatë ditës së djeshme, në orën 18:16, pati një tërmet me intensitet prej 2.1 shkallë. Epiqendra e këtij tërmeti ishte 20 kilometra në veriperëndim të qytetit të Shkupit.
Tërmet me intensitet më të ulët në regjion gjatë ditës së djeshme janë regjistruar edhe në Turqi dhe në Greqi.
