VMRO: LSDM të propozojë shpërbërjen e kuvendit
VMRO-DPMNE e ka ftuar sot LSDM-në që të parashtrojë...

VMRO-DPMNE e ka ftuar sot LSDM-në që të parashtrojë deri te kuvendi propozim për shpërbërje.
“Të nxitur nga tubimi i djeshëm i organizuar nga LSDM dhe retorika e tyre e zbrazët që e dëgjojmë prej dhjetë vitesh, si dhe nga dëshira e pjesës së madhe të qytetarëve që kriza e imponuar nga LSDM të përfundojë dhe t’i jepet fund pengmarrjes politike, konflikteve dhe destruktivitetit, ftojmë LSDM-në që sot të parashtrojë kërkesë deri te kuvendi për shpërbërje. Nëse LSDM merr guximin për këtë, e ftojmë kryeparlamentarin Veljanovski ta vendosë në rend dite një kërkesë të tillë”,- thuhet në njoftimin e VMRO-së.
Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Pavle Trajanovit ka parashtruar kërkesë për shpërbërjen e kuvendit, me çka, siç vlerësojnë nga kjo parti, do të krijoheshin kushte për mbajtjen e zgjedhjeve më 11 dhjetor.
