Futboll
Historike! Maqedonia U21 plasohet në EURO 2017
12.10.2016 15:08
Heronjët më të rinj të futbollit dhe në përgjithsi sportit në vendin tonë, pa dyshim që janë futbollistët e kombëtares të shpresave...

Të prirë nga seleksionuesi dhe punëtori I palodhshëm, Bobi Milevski, të rinjët e Maqedonisë arritën suksesin më të madh në historinë e futbollit tonë, duke u plasuar në Kampionatin Europian të shpresave, që vitin e ardhshëm do të zhvillohet në Poloni.
Fitorja e djeshme me 2-0 ndaj Skocisë dhe para se gjithash, humbja në shtëpi e Islandës nga Ukraina me 4-2, e dërgoi Maqedoninë në Europian, si të parën e grupit të tretë kualifikues, me 22 pikë nga 10 ndeshje, duke u rënditur edhe para kombëtares franceze, që posedon një formacion me vlerë prej 110 milion eurosh, apo edhe para ekipeve si Islanda, Ukraina, Skocia dhe Irlanda e Veriut.
Me këtë sukses historik, ekipi i shpresave u bë e para skuadër futbollistike e vendit tonë, që do të luaj në një kampionat europian, ku pos Maqedonisë, deri më tani janë plasuar edhe Portugalia, Danimarka, Anglia, Sllovakia, Gjermania, Republika Çeke, Suedia, Italia si dhe kuptohet, organizatori Polonia.
Pas ndeshjes së djeshme dhe fitores historike, festa ishte e madhe tek të gjithë në arenën “Filipi i Dytë” në Shkup. Gjithë futbollistët së bashku u tubuan në pres qendrën, ku festuan me valle dhe këngë, në mesin e tyre edhe flojtarët shqiptarë, me ç`rast në pres konferencën e përbashkët, u prononcua Enis Bardhi, golashënuesi i golit të dytë, duke thënë që në Poloni do të shkojnë për të dëshmuar diçka më shumë.
Ndryshe shorti për Kampionatin Europian të shpresave do të hidhet me një dhjetor, ndërsa deri atëherë pritet të mësohen edhe dy pjesëmarrësit e fundit, që do të fitojnë të drejtën përmes ndeshjeve të balotazhit. Në Poloni, do të garojnë 12 kombëtare, të ndara në tre grupe me nga katër ekipe./Mustafa Ademi
