PPD vazhdoi aktivitetet parazgjedhore në Xhepçishtë
Partia për Prosperitet Demokratik mbajti tubim me banorët e fshatit Xhepçishtë, ku bëri promovimin e kandidatëve për deputet nga njësia zgjedhore gjashtë dhe shpalosi programin zgjedhor……..

Partia për Prosperitet Demokratik mbajti tubim me banorët e fshatit Xhepçishtë, ku bëri promovimin e kandidatëve për deputet nga njësia zgjedhore gjashtë dhe shpalosi programin zgjedhor. Mbledhjen e hapi kryetari i shtabit zgjedhor i kësaj partie, Zejnulla Salihi, i cili i bëri një vështrim të punës së shtabit, duke cekur se shtabi vepron dhe funksionon me një strategji të veçantë.
Në programin zgjedhor të PPD-së që i ofrohet elektoratit, synohet mirëqenie në të gjitha sferat e jetës, si në aspektin ekonomik, social, kulturor, politik, edukativo-arsimor etj. Vizioni ynë është i qartë dhe real, e jo ëndërr dhe përralla. Ne i kemi paraparë strategjitë dhe format e veprimit për arritjen dhe realizimin e asaj që e kemi në programin tonë, sepse kemi forcë dhe kapacitet për një gjë të tillë.
PPD do të angazhohet edhe për rritjen e investimeve të vendit dhe të huaj, me ç’rast Shteti duhet në forma të ndryshme t’i stimulojë dhe ndihmojë këtyre afaristëve, që të rrisin dhe të zmadhojnë kapacitetet e tyre. PPD ftoi rininë që të bashkohet dhe të punojë për të ardhmen e saj. Proceset euroatlantike janë të bllokuara dhe nevojitet debllokimi i tyre, andaj PPD do të angazhohet për anëtarësim urgjent në NATO dhe BE, u tha para banorëve të fshatit Xhepçishtë. (Flutura Latifi, TVM2)
